E thotë gazetari që lajmëroi i pari transferimin e Messit në Francë: Zidane do të marr drejtimin e PSG-së

E thotë gazetari që lajmëroi i pari transferimin e Messit në Francë: Zidane do të marr drejtimin e PSG-së

12:48, 10/06/2022

Paris Saint Germain po punon me hapa të shpejtë për dosjen e pasuesit të Mauricio Pochettino-s. Me kontratë deri në qershor 2023, argjentinasi nuk është më i preferuar nga drejtuesit e klubit francez, të cilët prej disa ditësh po kërkojnë një zëvendësues. Emrat të shumtë janë përfolur, por informacionet e fundit japin një emër që është shumë më pranë të tjerëve.

Bëhet fjalë për Zinedine Zidane, i cili sipas gazetarit i që lajmëroi i pari transferimin e Messit tek ekipi parizien, Daniel Riolo, trajneri nga Marseja do të jetë pasardhësi i Pochettinos te kampionët në fuqi të Ligue 1.

“Europe 1” shkon edhe më tej, duke siguruar ekzistencën e një marrëveshjeje në parim mes dy palëve. Megjithatë, asgjë nuk është ende përfundimtare, pasi bisedimet vazhdojnë ende paralelisht me Galtier . Ka ende disa pika për t'u zgjidhur, por optimizmi duket se është i garantuar për një rezultat pozitiv në këtë dosje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco