Interi dëshiron një treshe ëndrrash në sulm, çelësi mund të jetë lamtumira e...

Interi dëshiron një treshe ëndrrash në sulm, çelësi mund të jetë lamtumira e...

12:12, 10/06/2022

Lojtarët e Interit nuk arritën të mbrojnë titullin e Serie A, çka do të thotë se do të pasojnë përforcime për sezonin e ardhshëm. Zikaltërit ëndërrojnë për një treshe spektakolare sulmuese.

Paulo Dybala është përmendur prej kohësh si një përforcim i mundshëm i Interit pas largimit nga Juventusi si lojtar i lirë. Argjentinasi ka qenë objektiv i Interit edhe më parë, por transferimi kishte pak shanse për sukses.

Rikthimi te Inter po e ëndërron edhe Romelu Lukaku, i cili nuk ishte i lumtur te Chelsea, por tashmë ka treguar se di të luajë në Itali dhe se Interi është vendi ku ka shkëlqyer më shumë gjatë karrierës.

Ylli më i madh i Interit, Lautaro Martinez, ëndërron që Lukaku dhe Dybala t'i bashkohen në dhomat e zhveshjes së klubit milanez dhe kjo treshe do të ishte padyshim një nga më të fortët në botë.

Image

Sipas Gazzetta dello Sport, Lautaro madje është gati të “sakrifikojë” Edin Dzekon pasi është i vetëdijshëm se nuk do të kishte vend për katër sulmues të tillë cilësor.

"Interi po përpiqet, Lautaro beson se do të ndodhë. Të gjithë së bashku te Inter për sulmin e ëndrrave. Marotta dhe Ausilio duhet të gjejnë një mënyrë për të bashkuar treshen sulmuese. Çelësi mund të jetë një lamtumira e Edin Dzekos," teksti i “La Gazzetta dello Sport”.

Interi po punon paralelisht për të sjellë Lukakun dhe Dybala, ndërsa Martinez mbetet i paprekshëm dhe i vetmi i sigurt në sulmin e Simone Inzaghit për sezonin e ardhshëm.

Është e panevojshme të thuhet se Dybala dhe Lukaku do të thonë diçka për Interin dhe entuziazmi i tifozëve është i kuptueshëm. Në këtë rast, Interi do të ishte një favorit i madh për Scudetton sezonin e ardhshëm.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco