Do të qëndrojë apo do të largohet? Chelsea merr vendim për Armando Brojën

Do të qëndrojë apo do të largohet? Chelsea merr vendim për Armando Brojën

11:49, 10/06/2022

Armando Broja me shumë gjasa do të qëndrojë te Chelsea. 

Pavarësisht ofertave të shumta të marra në këto ditë të para të merkatos, klubi londinez ka vendosur ta mbajë në skuadër sulmuesin shqiptar, i cili u rikthye nga huazimi te Southampton dhe është gati t'i bashkohet skuadrës së Thomas Tuchel pas grumbullimit me kombëtaren kuqezi.

Tekniku gjerman dëshiron që Broja të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve që ta mbajnë. 

Djaloshi nga Kopliku gjithashtu mund të luajë një rol themelor në largimin e Romelu Lukakut. Në fakt, me qëndrimin e Brojës, Chelsea e ka një numër 9-të dhe belgu mund të shitet më lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco