Besart Ibraimi shtang Partizanin dhe Shkëndijën, sulmuesi zgjedh tjetër klub shqiptar për të vijuar karrierën

Besart Ibraimi shtang Partizanin dhe Shkëndijën, sulmuesi zgjedh tjetër klub shqiptar për të vijuar karrierën

11:20, 10/06/2022

Besart Ibraimi duket se po i ikën nga duart Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Dy klubet kishin shfaqur dëshirën për ta pasur të tyrin 35-vjeçarin, por ky i fundit nuk kishte marrë një ofertë të kënaqshme, për t’i thënë “po” propozimit të tyre.

Këtë e ka bërë një emër surprizë. Bëhet fjalë për Struga Trim Lum.

Sipas “sportmedia.mk”, ekipi shqiptar i kampionatit maqedonas ka ndërhyrë në ditët e fundit me një ofertë “blic”, duke nxjerrë jashtë loje Partizanin dhe Shkupin, që tentonin prej javësh të mbërrinin te golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit maqedonas.

I njëjti burim bën me dije se ka një marrëveshje paraprake mes palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco