Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Shqipëri – Izrael përballen për të pestën herë në histori, ja si qëndron bilanci mes tyre

Shqipëri – Izrael përballen për të pestën herë në histori, ja si qëndron bilanci mes tyre

10:00, 10/06/2022

Shqipëria përballet mbrëmjen e sotme me Izraelin në “Air Albania”, sfidë që nis prej orës 20:45.

Kjo është ndeshja e pestë në histori mes dy kombëtareve, teksa kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të garojmë deri në fund për vendin e parë me Izraelin dhe Islandën.

Transferta në Rejkjavik solli një pikë pas barazimit 1-1, ku golin për ekipin tonë kombëtares e shënoi Taulant Seferi, sulmuesi i kampionëve të Tiranës. Bilanci me Izraelin në katër ndeshjet e mëparshme është i barabartë. Dy skuadrat kanë siguruar nga dy fitore për kokë.

Dueli i parë përkon më 12 nëntor të vitit 2016, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në “Elbasan Arena” mposhteshim 0-3 në një sfidë ku djemtë e Di Biasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Berat Gjimshitit (17’).

Image

 

Më pas hakmarrja në Haifa më 11 qershor të vitit 2017. Armando Sadiku (2x) dhe Ledian Memushaj i dhuronin fitoren Shqipërisë në një ndeshje perfektë, që rezultoi e fundit e De Biasit në stolin kuqezi.

 

Sfida e tretë u zhvillua në 7 shtatorin e vitit 2018, e vlefshme për edicionin e parë të Nations League. Shqipëria fitonte 1-0 në “Elbasan Arena” falë golit të Taulant Xhakës në pjesën e dytë.

 

Ndërkohë, më 14 tetor të po atij viti vendasit fituan 2-0 takimin e luajtur në Be’er Sheva. Në stolin kuqezi ishte italiani Cristian Panucci në të dy përballjet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco