E konfirmon edhe presidenti i Empolit: Asllani do të largohet, është e pamundur ta mbajmë

E konfirmon edhe presidenti i Empolit: Asllani do të largohet, është e pamundur ta mbajmë

13:12, 07/06/2022

Kristjan Asllani është gjithnjë e më larg Empolit dhe këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti i toskanëve, Fabrizio Corsi, që në prezantimin e trajnerit të ri, Paolo Zanetti, pranoi se për mesfushorin interesohen shumë klube.

“Për Asllanin kemi marrë shumë oferta nga klube të mëdha dhe do të jetë thuajse e pamundur ta mbajmë. Duhet të mësohemi me idenë që atë dhe vitin nuk do t’i kemi sezonin e ardhshëm në ekip. Jemi një ekip mesatar apo i vogël dhe sigurisht që futbollistë të caktuar nuk kemi mundësi t’i mbajmë gjatë”, u shpreh Corsi.

Për Asllanin kanë shfaqur interes Interi, Milani e Napoli, megjithatë mediat italiane japin zikaltrit si të favorizuar për blerjen e kartonit të tij, pasi kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin dhe pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Empolin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare debutoi vetëm këtë sezon në Serinë A, por nga janari i 2022-shit u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, duke dhuruar paraqitje mjaft cilësore para mbrojtjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco