Lewandowski shton dozën: Diçka brenda meje u fik, larg Bayernit për të përjetuar emocione të reja

Lewandowski shton dozën: Diçka brenda meje u fik, larg Bayernit për të përjetuar emocione të reja

11:00, 07/06/2022

Bayern thotë një gjë, Lewandowski një tjetër. Paradoksale është situata e sulmuesit polak, i cili përsëriti edhe një herë qëllimin e tij në portalin polak “OnetSport”:

“Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”.

Pretendentët për golashënuesin më të mirë të Bundesligës janë të shumtë, por ai e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Barçës.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”.

Lewandowski tha gjithashtu se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje për të gjetur gjuhën me Bayernin, për t’i dhënë fund kësaj martese që zgjati 8 vjet:

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco