Austri-Danimarkë shtyhet prej kushteve të vështira atmosferike dhe mungesës së energjisë elektrike në stadium

Austri-Danimarkë shtyhet prej kushteve të vështira atmosferike dhe mungesës së energjisë elektrike në stadium

22:19, 06/06/2022

Merret vendimi, ku ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, do të startojë në orën 22:15 dhe jo në 20:45 siç ishte planifikuar.

Shkak për këtë shtyrje u bënë kushtet e vështira atmosferike, të cilat krijuan një situatë të pazakontë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona të Vjenës.

Ndërkohë që fundmi ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Austrisë, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, ka publikuar video nga situata aktuale në stadium, ku shikohen dritat e ndezura, ndërkohë që të dyja kombëtaret kanë rënë dakord që ndeshja të startojë në orën 22:15.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco