FOTO/ Uzuni motivon kuqezinjtë për sfidën me Islandën: Me zemër jam aty

FOTO/ Uzuni motivon kuqezinjtë për sfidën me Islandën: Me zemër jam aty

20:44, 06/06/2022

Myrto Uzuni do të jetë sot një nga mungesat e mëdha për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Islandës.

Sulmuesi është dëmtuar gjatë stërvitjeve para kësaj ndeshje dhe kështu, nuk ka udhëtuar drejt Reikjavikut për sfidën e parë të kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Megjithatë që nga Shqipëria ku ai vazhdon përgatitjet me shpresën për të qenë i gatshëm për sfidën ndaj Izraelit, Uzuni ka dërguar një mesazh motivimi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Shumë suksese ekipit kombëtar sonte. Në pamundësi për të qenë në fushë, por me zemër jam aty me ju”, shkruante Uzuni në këtë mesazh të tij për kuqezinjtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco