Duro: Islanda dhe Izraeli duhen respektuar maksimalisht, të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’

Duro: Islanda dhe Izraeli duhen respektuar maksimalisht, të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’

20:14, 06/06/2022

Trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro, i cili aktualisht drejton Laçin, ishte i ftuar në studion e emisionit “Kuq e Zi” në SuperSport, për të diskutuar mbi përballjen e Shqipërisë, në transfertën ndaj Islandës.

Duro u shpreh optimist se kuqezinjtë do të bëjnë një ndeshje të mirë dhe do t’ia dalin të sigurojnë vendin e parë në grup, megjithatë bëri apel për vlerësim maksimal dhe qëndrim me këmbë në tokë.

“Shpresojmë që ta fillojmë me këmbën e mbarë këtë turne. Vijmë pas një edicioni mjaft të mirë dhe kemi një skuadër me stabilitet në lojtarë e lojë. Largimi i Rusisë është gjithashtu faktor pozitiv për ne, por si Islanda, ashtu edhe Izraeli duhen respektuar maksimalisht.

Përballjen e fundit me Islandën e kemi fituar 4-2 dhe 80% e ekipit atëherë, janë edhe sot në ekip. Mendoj se jemi të favorizuar, por duhet të luamë me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin.

Nuk duhet të përmenden mungesat te Kombëtarja, pasi çdo lojtar ka vlerat e veta dhe personalitetin e vet. Bare, Laçi, Manaj, Uzuni, e Broja janë shumë cilësorë, por në stol kemi emra si Bajrami e Asllani, që janë në qendër të merkatos në Itali dhe kjo nuk është pak. Kemi një grup me 30 futbollistë në grup dhe nuk duhet të mendojmë për mungesat, pasi kushdo të luajë, do të bëjë mirë. Ndoshta Broja është i vetmi që mund të quhet mungesë, pasi për cilësitë që ka, është e vështirë ta zëvendësosh. Në mesfushë nuk diskutohet për mungesa, kur ke luksin të lësh në stol Asllanin e Bajramin. Pres që edhe Seferi të justifikojë prezencën e tij në kombëtare”, u shpreh Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco