Zyrtare/ Formacioni kundër Islandës, Edi Reja zgjedh titullarët e Shqipërisë

Zyrtare/ Formacioni kundër Islandës, Edi Reja zgjedh titullarët e Shqipërisë

19:23, 06/06/2022

Shqipëria nis edicionin e tretë të Nations League në transfertën ndaj Islandës.

Trajneri Edi Reja ka zgjedhur formacionin titullar të sfidës së sotme.

Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Keidi Bare do të jenë mungesat për Shqipërinë në transfertën islandeze, ndërsa italiani Reja ka zgjedhur përfundimisht formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kështu në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha dhe para tij treshja e konsoliduar e mbrojtjes Ardian Ismajli- Marash Kumbulla- Berat Gjimshiti.

Në krahët e mesfushës do të luajnë Elseid Hysaj nga e majta dhe Ivan Balliu në të djathtë, me këtë të fundit që ka rritur ndjeshëm nivelin në sezonin e sapo-mbyllur dhe ka fituar një vend në formacionin e më të mirëve.

Në qendër të mesfushës konfirmohet Klaus Gjasula, që do të mbështetet nga Amir Abrashi i rikthyer nga dëmtimi dhe Endri Çekiçi më i avancuar, ndërsa Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, për t’u përdorur në pjesën e dytë.

Nuk ka dilema as në sulm, teksa në krah të Cikalleshit, besimi do t’i jepet bomberit të Superiores, Taulant Seferi, me Bekim Balajn dhe Giacomo Vrionin që do ta nisin nga pankina.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco