Kombëtarja me lojtarin e 12-të kundër Islandës, stadiumi i Reykjavikut do ngjyroset ‘Kuq e Zi’

Kombëtarja me lojtarin e 12-të kundër Islandës, stadiumi i Reykjavikut do ngjyroset ‘Kuq e Zi’

18:25, 06/06/2022

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të Nations League, atë kundër Islandës në transfertë.

Kjo përballje do të luhet në Reykjavik duke nisur nga ora 20:45.

I pranishëm në stadiumin “Laugardalsvollur” mbrëmjen e kësaj të hëne për skuadrën “kuqezi” do të jetë edhe lojtari i 12-të.

Rreth 200 tifozë Kuq e Zi kanë mbërritur një ditë më parë në kryeqytetin islandez, ndërsa sot u janë bashkuar edhe rreth 150 të tjerë.

Deri në fillimin e takimit, në total në stadiumin ku do të luhet ndeshja pritet të jenë te rreth 500 tifozë shqiptar, me kapacitetin e tij që shkon në 9800 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco