Tifozë anglezë dhe italianë në mbështetje të kuqezinjve në Islandë: E duam Shqipërinë, fitojmë 2-0

Tifozë anglezë dhe italianë në mbështetje të kuqezinjve në Islandë: E duam Shqipërinë, fitojmë 2-0

18:10, 06/06/2022

Si gjithmonë Shqipëria do të ketë me vete edhe Tifozët Kuq e Zi në transfertën ndaj Islandës, sfida e parë për grupin 2 të Ligës B në Nations League.

Rrugët e Rejkjavikut janë mbushur nga tifozët shqiptarë, të cilët si gjithmonë krijojnë një atmosferë të shkëlqyer dhe emocionuese.

Gjatë një lidhje me gazetarin Sokol Xhihani në Supersport, tifozët kënduan koret e njohura në mbështetje të kombëtares së shqiptarëve.

“Jemi rreth 400 vetë deri tani. Golat? I shënon Cikalleshi të dy golat”, deklaroi tifozi i kombëtares nga Gjakova, teksa folën edhe tifozë të tjerë nga Tirana, Peqini, Skrapari, Vlora, Shkodra, Fieri, por edhe nga vende të tjera.

“Fitojmë 2-0”, deklaruan në kor tifozët shqiptarë, të cilët presin fitoren në sfidën e sotme.

“Jam nga Anglia, mbështes Shqipërinë sot. E dua Shqipërinë, shoku im i ngushtë është shqiptar. Kam ardhur nga Anglia”, deklaroi tifozi anglez, teksa djemtë e Edi Rejës do të mbështetën edhe nga tifozë italianë sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco