Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Japoni-Brazil, miqësorja u luajt nën masa të rrepta kundër COVID-19

Japoni-Brazil, miqësorja u luajt nën masa të rrepta kundër COVID-19

17:23, 06/06/2022

COVID-19 duket si një kërcënim i largët për të gjithë botën teksa pandemia që paralizoi shtetet dhe lëvizjen e lirë të njerëzve ka humbur fuqinë pasi vaksina por edhe imunizimi natyral ka bërë të sajën.

Gjithsesi, ka ende vende të cilat i druhen pasojave të COVID-19 dhe një nga to është Japonia.

Në shtetin aziatik ka ende masa kundër koronavirusit ndërsa ato janë reflektuar edhe në stadium ku Japonia luajti një miqësore ndaj Brazilit.

Fansave iu është bërë e qartë se nuk mund të këndonin apo të vërshëllenin me gishtat në gojë.

Të gjitha masa për të shmangur një përhapje të COVID, pa harruar detyrimin për të vendosur maskën dhe për të larë sa më shpesh duart.

Ndërkohë, sa i takon ndeshjes, Brazili e fitoi atë me rezultatin 0-1 falë një penalltie të shënuar nga Neymar në pjesën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco