Interi piketon te Feyenoord pasardhësin e Bastonit

Interi piketon te Feyenoord pasardhësin e Bastonit

16:55, 06/06/2022

Ende pa u larguar Alesandro Bastoni, tek Interi po kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Marko Senezi është emri që ka dalë në sipërfaqe ditën e djeshme si i duhuri për të mbushur boshllëqet në mbrojtje, mbi të gjitha në rast largimi të italianit, pasi karakteristikat i kanë të njëjta.

Qendërmbrojtësi i Feyenoord, ashtu si Bastoni, preferon këmbën e majtë teksa edhe pse është mësuar të luajë në një mbrojtje me 4, e ka bërë jo pak herë mbrojtësin e majtë.

Argjentinasi ka bërë një sezon të mirë me holandezët dhe ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e zikaltërve, të cilët tani nuk duan të humbasin mundësinë për ta sjellë në Milano, për më tepër që Feyenoord mund ta lërë të shkojë për 12 milionë euro, një shumë jo e papërballueshme për arkat e zikaltërve.

Senezi disponon jo vetëm vlerësimin e Inzagit, por mbi të gjitha mbështetjen e Zanetit që ka ofruar siguri për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco