Zyrtare/ E konfirmon vetë kapiteni, Ignjatoviç largohet nga Laçi pas 3 vitesh

Zyrtare/ E konfirmon vetë kapiteni, Ignjatoviç largohet nga Laçi pas 3 vitesh

14:08, 06/06/2022

Pas Ardit Deliut, një tjetër futbollist është larguar nga Laçi ditën e sotme. Bëhet fjalë për kapitenin, Aleksandar Ignjatovic.

Serbi largohet pas tre sezonesh nga bardhezinjtë dhe në një postim në rrjetet sociale i ka falënderuar të gjithë në kampin e Laçit dhe të gjithë mbështetësit.

“Është koha për të thënë mirupafshim. Dua të falënderoj të gjithë me ata që ishin me mua këto 3 vite. Ne ia të arrijmë sukses historik për klubin tonë së bashku, i uroj të gjithëve gjithë të mirat në jetë dhe Zoti ju ruajtë të gjithëve.”, ishte postimi i 34-vjeçarit serb, 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco