Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Liverpool refuzon ofertën e Bayern Mynich për Sadio Mane

Liverpool refuzon ofertën e Bayern Mynich për Sadio Mane

12:49, 06/06/2022

Pas shumë vitesh bashkëpunim, ka ardhur koha e ndarjes së Liverpool dhe Sadi Mane.

Skuadra e re e senegalezëve duhet të jetë Bayerni, por oferta e parë e gjigantëve bavarez u refuzua.

Hasan Salihamidzic dhe pjesa tjetër e drejtuesve të Bayernit ofruan pak më pak se 30 milionë euro për shërbimet e senegalezit, por Liverpooli vendosi të refuzojë.

Sipas mediave angleze, kuqezinjtë mund të marrin rreth 40 milionë euro për Mane.

Arsyeja e një çmimi kaq “të ulët” është se kontrata e Mane me Liverpoolin është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe më pas ai mund të largohet nga "Anfieldi" pa pagesë.

Sigurisht, Bayern nuk do ta ketë problem të pajtojë kushtet personale me Mane dhe kjo është pothuajse një çështje e zgjidhur.

Megjithatë, mbetet që dy klubet të bien dakord për dëmshpërblimin, që do të jetë një detyrë disi më delikate. Negociatat e reja do të zhvillohen në ditët në vijim, raporton gazetari Fabrizio Romano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco