Humbja ndaj Greqisë, Rrahmani: Duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës

Humbja ndaj Greqisë, Rrahmani: Duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës

11:29, 06/06/2022

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse u mposhtën nga Greqia në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja e cila u zhvilluar ditën e djeshme në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1.

Pas ndeshjes, Rrahmani tha se ishte e vështirë të thyhej Greqia, sidomos pas golit.

Goli nuk e ndërroi rrjedhën e lojës. Kemi mundur me kundërsulme të shënonim. Kartoni i kuq e ndryshoi më shumë rrjedhën. Kur hyra në zhveshtore u thashë lojtarëve se jam krenar me ta. Tani na mbetet të provojmë që të fitojmë dy ndeshjet e radhës”, tha kapiteni i “Dardanëve”.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Irlandës së Veriut më 9 qershor në “Fadil Vokrri”, ndërkohë, më 12 qershor udhëton drej Greqisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco