Vedat Muriqi 'shënjestrohet' nga klubi i njohur evropian

Vedat Muriqi 'shënjestrohet' nga klubi i njohur evropian

10:14, 06/06/2022

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shkëlqeu në La Liga për gjysmë sezoni sa luajti në Mallorca duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime.

Por, klubi spanjoll nuk ka vendosur ende nëse do ta blejë apo jo kartonin e prizrenasit, i cili u huazua për 6 muaj në ishull.

E derisa situata me Mallorcan mbetet pezull, në ofanzivë për 28 vjeçarin janë vërsulur klubet tjera.

Sipas mediave turke, Galatasaray e ka rikthyer interesimin për gjigantin e sulmit.

Portali “Fotomac” shkruan se ish-futbollisti i Giresunspor, Gençlerbigligi, Rizespor dhe Fenerbahçe, dëshiron ta kuptojë sa më shpejtë të ardhmen e tij, respektivisht menjëherë pas angazhimeve që i ka me Kombëtaren e Kosovës.

Kartonin e futbollistit kosovar e posedon Lazio, e cila megjithatë nuk e ka ndërmend ta mbajë atë në ekip pasi dështoi në eksperiencën e tij prej një viti e gjysmë në kryeqytetin italian.

Dhe, nëse spanjollët nuk bëhen të gjallë, do të mundohen ta shesin lojtarin në Turqi.

Aty krahëhapur Muriqin e pret ish-klubi i tij, Fenerbahçe, por ai po rivalizohet fuqishëm nga klubi tjetër i Stambollit, klubi i njohur evropian Galatasaray.

Muriqi i ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga në sezonin që sapo përfundoi dhe i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 3 asistime, duke e ndihmuar Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.

Ndërkohë, ai i ka bërë 49 ndeshje për Lazion, ku realizoi 2 gola dhe 2 asistime.

Muriqi vlerësohej më parë 12 milionë euro, ndërsa Lazio është e gatshme ta shesë atë për 10 milionë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco