Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Interi nuk humb kohë, zikaltrit gjejnë zëvendësuesin e Perisiç

Interi nuk humb kohë, zikaltrit gjejnë zëvendësuesin e Perisiç

08:48, 06/06/2022

Inter nuk humb kohë dhe gjen pasuesin e Perisiç. Pas vendimit të kroatit për të mos rinovuar dhe për t’u transferuar në Angli te Tottenham, zikaltrit nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur Raoul Bellanovën për krahun e majtë.

Anësori 22-vjeçar është pjesë e Cagliarit dhe bëri një sezon mjaft të mirë, ndonëse sardët zbritën në Serinë B, megjithatë mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Bellanovës në Milano.

Futbollisti ka arritur marrëveshjen me zikaltrit për një kontratë 4-vjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 10 milionë euro, gjysmën e të cilave Interi ka ndërmend ta kompensojë me huazimin e 2-3 të rinjve te klubi sard.

Raoul Bellanova përdor mjaft mirë të dy këmbët dhe te Cagliari ka luajtur në të dy krahët e fushës, ndaj pritet të jetë një xholi edhe për Simone Inzaghin.

Gjithsesi vlen të theksohet se titullarin e krahut të majtë Interi e ka blerë që në janar dhe është gjermani Gosens, megjithatë Bellanova do të ketë mundësi të rritet gradualisht dhe të shfrytëzojë rastet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco