Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Liga e Kombeve/ Ronaldo shkëlqen me Portugalinë, Haland i jep fitoren Norvegjisë

Liga e Kombeve/ Ronaldo shkëlqen me Portugalinë, Haland i jep fitoren Norvegjisë

22:47, 05/06/2022

Portugalia ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Zvicrës.

Serinë e golave për luzitanët e hapi Carvahlo, ndërsa më pas ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dy herë brenda pak minutash dhe mbylli llogaritë e sfidës.

Në pjesën e dytë vendosi emrin në listën e golashënuesve edhe Joao Cancelo, ndërsa dyshja Xhaka-Shaqiri nuk arritën të bëjnë asgjë për Zvicrën, ndonëse e nisën si titullarë.

Pas dy ndeshjeve të para, Portugalia dhe Republika Çeke kryesojnë grupin me nga 4 pikë, të ndjekura nga Spanja me dy pikë dhe Zvicra e fundit me një pikë.

Në Ligën B, Serbia ia doli të triumfojë në derbin ballkanik ndaj Sllovenisë me rezultatin 4-1, ndërsa Norvegjia fitoi derbin skandinav ndaj Suedisë 1-2, falë një dopiete të yllit të skuadrës, Erling Haaland.

Në Ligën C Maqedonia e Veriut ia doli të triumfojë me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Gjibraltarit, teksa goli i parë ishte tërësisht shqiptar, me asistin e Alioskit dhe finalizimin e Enis Bardhit.

Po në këtë Ligë, Gjeorgjia befasoi Bullgarinë në Sofje, duke triumfuar me rezultatin 2-5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco