Messi shpërthen me Kombëtaren, shënon 5 gola në fitoren 5-0 të Argjentinës

Messi shpërthen me Kombëtaren, shënon 5 gola në fitoren 5-0 të Argjentinës

21:55, 05/06/2022

Lionel Messi ka dhuruar spektakël në miqësoren ndaj Estonisë.

Pas triumfit ndaj Italisë, Argjentina ka bërë një super-paraqitje edhe në ndeshjen ndaj Estonisë.

Një fitore 5-0 ka dhënë përsëri një mesazh nga Argjentina, para Kupës së Botës 2022.

Në këtë ndeshje shkëlqeu aktualisht lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili shënoi pesë gola.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi në minutat 9’, 45’, 47’, 71’ dhe 76’.

Kjo është hera e dytë në karrierën e Messi që lojtari shënon pesë gola në një ndeshje.

E para ishte në Champions League kundër Bayer Leverkusen, si lojtar i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco