Portieri i Real Madrid i jep fund beqarisë, martohet me modelen izraelite

Portieri i Real Madrid i jep fund beqarisë, martohet me modelen izraelite

20:44, 05/06/2022

Martohen Thibo Courtouis dhe Mishel Gerzig.

Portieri i Real Madrid nuk ka pritur më dhe ka çuar marrëdhënien e tij me modelen izraelite në një tjetër nivel.“Gardiani” belg i ka propozuar Gerzig-ut jo gjatë një ceremonie të veçantë, por pikërisht në pushime.

Bukuroshja e njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, natyrisht përkrah fotove përkatëse, ku shkruan: “Po, për një jetë me ty”.

Ajo ka qenë fansja numër një e 30 vjeçarit në vitin futbollistik që lamë pas, duke brohoritur për të, sa në një stadium në tjetrin. Për Courtouis ishte një edicion tejet i suksseshëm, pasi ngriti me Real Madridin trofeun e lavdishëm të UEFA Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco