Trajneri i Islandës: Me Shqipërinë të luajmë si ndaj Izraelit

Trajneri i Islandës: Me Shqipërinë të luajmë si ndaj Izraelit

18:06, 05/06/2022

Arnar Por Vidarson, trajneri i Islandës, është i bindur se nëse skuadra e tij do të arrijë të përsëritë një ndeshje të ngjashme me atë që barazoi 2-2 me Izraelin pak ditë më parë, njerëzit do të kthehen të shohin përsëri të shumtë në numër këtë ekip kombëtar.

Duke folur para mediave, në prag të sfidës me Shqipërinë, Vidarson thekoi se duke dhuruar një lojë argëtuese, njerëzit do të ktheheshin në stadium qoftë edhe vetëm për të parë një ndeshje të mirë, pasi për momentin skuadra e tij ishte ende në procesin e formimit dhe i duhej dhënë mbështetje.

“Duhet të vazhdojmë të paraqitemi siç kemi bërë ndaj Izraelit. Ishte një ndeshje shumë e mirë, katër gola dhe shumë raste, kjo është ajo që njerëzit duan të shohin.

Më kujtohet kur isha i vogël dhe vija në këtë stadium për të parë ekipin kombëtar të Islandës të luante. Ata ishin heronjtë e mi. Uroj që prindërit e fëmijëve që luajnë futboll në Islandë të vijnë në stadium nesër dhe t’u japin fëmijëve të tyre mundësinë që të shohin ekipin kombëtar duke luajtur.

Për futbollistët ë rinj, kjo është gjithçka që mbetet në mendjen e tyre gjithë jetën. Mua më kujtohet ende që vija në stadium dhe shihja Atli Edvaldson dhe Asgeir Sigurvinson. Ajo më ndihmoi që të realizoja ëndrrën time.

Është gjithashtu e rëndësishme për lojtarët tanë të ndjejnë mbështetjen e kombit. E di këtë nga periudha kur luaja vetë, kur kishte një atmosferë pozitive në stadiumin tonë, mund të shtyjë ekipin para.

Kjo skuadër e re e meriton këtë. Këta janë lojtarë shumë të talentuar që po rriten dhe zhvillohen. Ndaj uroj që njerëzit të vijnë në stadium dhe të mund të thonë pas një apo dy vitesh ‘më kujtohet kur këta lojtarë ishin në fillimet e tyre’. Atëherë ne shpresojmë të kemi një skuadër të vërtetë në fazën finale”, tha Vidarson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco