‘Kosova është nder e vlerë, jo karrierë’: 'Dardanët' gati për ndeshjen me Greqinë

‘Kosova është nder e vlerë, jo karrierë’: 'Dardanët' gati për ndeshjen me Greqinë

17:33, 05/06/2022

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri të zhvillimi i ndeshjes së dytë për Kosovën në Ligën e Kombeve dhe kësaj radhe “Dardanët” e presin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Greqisë.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, Kosova shënoi fitore me rezultat 2-0 në udhëtim me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës, kurse sonte do ta ketë një rival më të fortë, por entuziazmi te lojtarët është shumë i lartë para ndeshjes, raporton KosovaPress.

Grupi i tifozëve 'Dardanët' tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’i dhënë mbështetje maksimale skuadrës gjatë 90 minutave lojë në 'Fadil Vokrri' dhe kanë paralajmëruar spaktakël në tribuna.

Reth pesë orë para ndeshjes, kryetari i tyre, Lul Berisha ka shkruar në “Facebook” një shkrim në mbështetje të Kosovës duke ia bashkangjitur foton e grupit të tifozëve.

“Kosova është nder e vlerë, jo karrierë”, është shkrimi i Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco