Eto'o: Kameruni dëshiron të fitojë Kupën e Botës

Eto'o: Kameruni dëshiron të fitojë Kupën e Botës

15:47, 05/06/2022

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit (FECAFOOT) Samuel Eto'o ka folur për Botërorin 2022 që do të zhvillohet në Katar në fund të vitit dhe ambiciet e Kamerunit për këtë kompeticion. Ish-sulmuesi i Barçës tha se kombëtarja e Kamerunit nuk do të shkonte në Kupën e Botës të Katarit thjesht sa për numër, por me synimin e fortë për të fituar.

“Ne po shkojmë në Katar për të fituar. Futemi në çdo ndeshje për të fituar, ndërsa mendojmë për Katarin. Të tjerët nuk e bënë magjinë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara. Për ne, ju jeni më të mirët ”, tha Samuel Eto'o. Kameruni, i cili është në Grupin G, në fazën e grupeve do të përballet me Zvicrën, Serbinë dhe Brazilin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco