Pësoi atak në zemër, shtrohet me urgjencë në spital trajneri i Real Madrid

Pësoi atak në zemër, shtrohet me urgjencë në spital trajneri i Real Madrid

15:35, 05/06/2022

Trajneri i Real Madridit, Pablo Laso u shtrua me urgjencë në spitalin Sanitas La Moraleja, në Madridit, pasi pësoi atak në zemër një ditë pasi drejtoi normalisht skuadrën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Endesa League kundër Bitci Baskonia.

Image

Gjendja e teknikut 54 vjeçar është e qëndrueshme, brenda seriozitetit të situatës . Klubi madrilene i basketbollit ka konfirmuar lajmin me anë të kësaj deklarate: “ Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja pasi pësoi ninfarkt miokardi në orët e para të ditës së sotme ” .

Trajneri nga Vitoria nuk kishte histori problemesh me zemrën dhe kishte humbur vetëm ndeshjet kur u kontraktua me COVID-19 gjatë pandemisë. Në parim, ndihmësi i tij Chus Mateo do të marrë drejtimin e skuadrës në ndeshjen e tretë të playoff-it gjysmëfinal, të martën e ardhshme në Vitoria kundër Baskonias.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco