Presidenti i Bayern: Nuk do ta bëja këtë nëse do të isha Lewandowski

Presidenti i Bayern: Nuk do ta bëja këtë nëse do të isha Lewandowski

15:30, 05/06/2022

Presidenti i Bayern-it, Herbert Hainer, ka kritikuar sulmuesin e Mynihut, Robert Lewandowski për deklaratat publike se dëshiron të largohet nga skuadra me çdo kusht, teksa theksoi se ishte i bindur se polaku sezonin e ardhshëm do të luante për ekipin më të mirë nga Gjermania.

Lewandowski në një intervistë të fundit tha se nuk do të luajë më për Bayernin dhe se është i sigurt se klubi do ta lërë të largohet, duke llogaritur që Barcelona do të paguajë sepse ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2023.

Mirëpo, presidenti i këtij klubi, Herbert Hainer thotë se Lewandowski e ka befasuar me deklarata publike.

"Gjithmonë kemi thënë se Lewandowski ka një kontratë me ne deri në vitin 2023, dhe në fund të fundit, një kontratë është një kontratë. Ku do të përfundonim nëse lojtarët mund të ndërpresin kontratat me vullnetin e tyre të lirë? Kjo nuk është e drejtë dhe ne nuk mundemi ta bëjmë këtë. U habita që doli në publik me këtë deklaratë dhe po të isha unë nuk do ta bëja”, tha Hainer duke shtuar:

"Ne jemi në një situatë të madhe financiare. Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë në klub dhe Roberti është njëri prej tyre. Jam plotësisht i sigurt se do të luajë për ne vitin e ardhshëm. Nuk kam frikë se nuk do të bëjë më të mirën në fushë, është lojtar profesionist”.

Kontrata e Lewandowskit me Bayernin zgjat deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe interesimin më të madh për nënshkrimin e tij e ka shfaqur Barcelona, ​​ku polaku është gati të shkojë. Kampionët gjermanë kanë njoftuar më herët se Lewandowski mund të shkojë te Barcelona, ​​por vetëm për 50 milionë euro, por ka mundësi që në fund të kërkojnë një shumë më të vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco