FOTO/ Jo vetëm futboll, “Camp Nou” jepet me qira edhe për dasma

FOTO/ Jo vetëm futboll, “Camp Nou” jepet me qira edhe për dasma

20:29, 04/06/2022

Për ta kuptuar më mirë se sa të thella janë problemet financiare te klubi i Barcelonës mjafton të lexosh këtë lajm sensacional që vjen nga Spanja. Pasi vendosën ta quanin stadiumin “Camp Nou Spotify”, tani drejtuesit e Barcelonës kanë shkuar deri aty sa t’i lëshojnë me qira ambientet e impiantit prej thuajse 100 mijë vendesh për dasma apo evente të ndryshime familjare. Madje duke publikuar edhe çmimet për ambiente të veçanta, që nga fusha e blertë e deri në tarracë. Pyetja që lind pas këtij lajmi është: po për synetllëk a jepet me qira?

Barcelona u ka ofruar tifozëve mundësinë për të luajtur për një tarifë prej 300 eurosh për të luajtur në “Nou Camp”, por as interesimi i fansave për të fiksuar momentet duke luajtur futboll në terrenin e këtij stadiumi nuk mjafton për ta shpëtuar klubin nga problemet financiare.

Sipas faqes së internetit të klubit, tifozët do të hyjnë në fushën e lojës nga i njëjti tunel ku kalojnë heronjtë e tyre të Barcelonës dhe do t’u garantohen të paktën 40 minuta lojë. Pas ndeshjeve, shikuesit do të mund të bëjnë dush dhe të ndërrohen në dhomat e zhveshjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco