Jose Mourinho te PSG-ja? Ja si përgjigjet portugezi për kalimin e tij të mundshëm te klubi francez

Jose Mourinho te PSG-ja? Ja si përgjigjet portugezi për kalimin e tij të mundshëm te klubi francez

19:43, 04/06/2022

Jose Mourinho i shtohet listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e PSG në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit francez janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të trajnerit Mauricio Pochettino dhe midis tyre sipas mediave angleze ka dalë edhe emri i “The Special One”.

Ndërkohë, ishte vetë portugezi i cili ka treguar të vërtetën e këtij lajmi: “Unë mendoj më shumë për lumturinë e të tjerëve. Më pëlqen të qëndrojë në Romë. Nuk më pëlqen të humbas dhe këtu më ka rastisur të humbasë më shumë se në vendet e tjera. Gjithsesi e dua Romën, sepse ata më duan mua. Unë jam këtu sepse më pëlqen”.

Gjithashtu ai shtoi: “Unë ndihem i ri dhe duhet të merreni me mua dhe për disa vite. Nëse kam ndryshuar, atëherë e kam bërë për mirë. Kam mësuar nga gabimet, kam ndryshuar me eksperiencën time. Ndonjëherë, disa prej nesh, duan të shesin një imazh të një personi tjetër që nuk jemi, por unë nuk e kam fshehur kurrë se kush jam dhe se çfarë mendoj”, përfundoi 59-vjeçari.

Me këtë deklaratë, mediat italiane  e bëjnë të sigurt se Mourinho do të vazhdojë të qëndrojë në Romë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco