Hungaria dhe Anglia mbajnë portat e paprekura, ja statistikat e pjesës së parë

Hungaria dhe Anglia mbajnë portat e paprekura, ja statistikat e pjesës së parë

19:00, 04/06/2022

Liga e Kombeve ka hyrë në ditën e katërt të përballjeve, ku spikatin sfida shumë të forta në ligat A, B dhe C në orën 18:00.

Sfida më e fortë e këtij orari është padyshim ajo e cila po luhet aktualisht mes Hungarisë dhe Anglisë.

Pjesa parë mes dy kombëtareve është mbyllur me rrjeta të paprekura, duke lënë kështu gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Të dy kombëtaret provuan të gjenin golin e avantazhit, teksa rastet në të dyja portat nuk munguan, por skuadrat të mirë pozicionuar në mbrojtje bënë që të mos kishte gol në 45-minutat e para të përballjes mes tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco