Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në, Macron: Ja çfarë i thash para se të merrte vendimin

Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në, Macron: Ja çfarë i thash para se të merrte vendimin

17:00, 04/06/2022

Rinovimi i Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain ishte një nga temat më të diskutuara të sezonit 2021-2022 dhe gjerësisht në media u përfol edhe për përfshirjen e Presidentin të Francës Emmanuel Macron në këtë çështje.

Duke folur për mediat franceze në lidhje më këtë çështje ai theksoi se vetëm e ka këshilluar sulmuesin dhe këtë e ka bërë sepse vetë Mbappe ia ka kërkuar diçka të tillë.

“Unë jam një qytetar i zakonshëm kur bëhet fjalë për sportin. Më pëlqen të shikoj ndeshje të mira dhe të bëj tifo për Marseille. Kam folur me Mbappe, por vetëm për ta këshilluar ë të qëndrojë në Francë. Kur pyetet në mënyrë joformale dhe miqësore, roli i çdo presidenti është të mbrojë vendin e tij.Ju siguroj, nuk kam ndërhyrë kurrë në asnjë transferim.-tha Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco