Allegri: Dybala mendonte se ishte Messi, Locatelli lideri i së ardhmes

Allegri: Dybala mendonte se ishte Messi, Locatelli lideri i së ardhmes

15:50, 01/06/2022

Disa ditë pas përfundimit të kampionatit italian, Max Allegri bën bilancin e një sezoni, që për Juventusin ka qenë më shumë i zi se i bardhë, ndonëse objektivi minimal është arritur, por skuadra ka mbyllur vitin pa fituar ndonjë trofe.

“Milani, Interi dhe Napoli u renditën më lart se ne, por nuk ishin superiorë ndaj nesh. Nuk fituam asnjë nga takimet direkte, sepse na mungoi diçka nga ana karakteriale apo e menaxhimit”, ka thënë tekniku i Juventusit.

Liderët e së ardhmes-“Janë 2: De Ligt dhe Locatelli. Manuel mund të jetë kapiteni, ka karakteristika teknike dhe morale për të qëndruar shumë vite te Juventusi. Danilo ka qenë surpriza e këtij viti, një lider i vërtetë i heshtur”.

Vlahovic-“ Dusan mund të jetë një lider sipas mënyrës së tij, do gjithmonë të fitojë. Kam stërvitur Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Ronaldinho, Robinho, Cassano, Seedorf, Pirlo dhe Buffon. I vetmi që mungon ka qenë Messi. Këta lojtarë të mëdhenj më kanë dhënë shumë. Kam pasur përplasje, por kampioni i vërtetë nuk merr në telefon menaxherin pas një zënke, por tregon në fushë se është ai kampioni”.

Dybala-“ Paulo duhet të kthehet të jetë vetvetja, sepse në një moment i dukej vetja Messi i ri. Një lojtarë nuk mund të mendojë se është dikush tjetër. Ka akoma shumë për të dhënë, sepse ka shumë cilësi”, ka thënë Allegri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco