Lajmi i fundit

Një makinë fluturon në greminë në Fushë Buall-Shushicë, ekipe kërkimi në terrenin malor

Bale largohet nga Reali: Eksperiencë e pabesueshme, bashkë kthyem ëndrrat në realitet

Bale largohet nga Reali: Eksperiencë e pabesueshme, bashkë kthyem ëndrrat në realitet

12:13, 01/06/2022

Gareth Bale ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit dhe këtë e tregoi përmes një postimi në profilin e tij në "Twitter".

 

Në letrën e lamtumirës Bale shkruan: 

“Shkruaj këtë mesazh për tu thënë faleminderit të gjithë shokëve të mi të skuadrës, ata që kam pasur më parë dhe aktualëve, trajnerëve, stafit dhe tifozëve të mi që më kanë mbështetur gjithmonë.

Erdha këtu 9 vite më parë si një i ri që donte të realizonte ëndrrën e tij, të luante për Realin e Madridit. Tani mund të them se mund të shoh pas, të reflektoj dhe me ndershmëri them se kjo ëndërr është bërë një realitet i bukur, shumë i bukur.

Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish ato që kemi arritur me Realin. Ishte një eksperiencë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë. Bashkë kemi arritur të kthejmë në realitet momente që do të mbeten gjithmonë në historinë e këtij klubi dhe historinë e futbolli”, shkruan mes të tjerash Bale. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco