Dhunoi macen, jepet dënimi për lojtarin e kombëtares franceze

Dhunoi macen, jepet dënimi për lojtarin e kombëtares franceze

12:11, 01/06/2022

Videoja ku lojtari i kombëtares franceze Kurt Zouma dhunonte macen e tij bëri bujë të madhe, në fillim të këtij viti.

Në drejtim të futbollistit pati dhe shumë ofendime për gjestin e bërë, madje tifozat e West Harm ku ai luan kërkuan që ai të dënohet nga klubi.

Ndërsa sot është dhënë vendimi për futbollistin.

Zouma është urdhëruar të kryejë 180 orë shërbim në komunitet, pasi është deklaruar fajtor për dhunën ndaj maces së tij, shkruan BBC.

Futbollistit i është ndaluar dhe mbajtja e maceve për pesë vjet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco