Manchester United dhe Arsenali në garë për mesfushorin e Napolit

Manchester United dhe Arsenali në garë për mesfushorin e Napolit

10:26, 01/06/2022

Arsenali dhe Manchester United dhe Arsenali kanë shfaqur interes për mesfushorin spanjoll, Fabian Ruizin.

Mesfushori spanjoll është një prej futbollistëve kyç te Napoli, por klubi italian mund ta lejojë largimin e tij në afatin kalimtar të verës për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas “Fichajes”, Arsenali dhe Manchester Unitedi duan që ta sjellin Ruizin në Premierligë.

Napoli thuhet se mund ta pranojë një ofertë prej 50 milionë eurove për 26-vjeçarin.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori, pasi Paul Pogba do të largohet nga “Old Trafford”.

Kurse, Arsenali po synon përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco