Sfida e ‘play-off’ me Skocinë - Ukraina luan sot për herë të parë që nga fillimi i luftës

Sfida e ‘play-off’ me Skocinë - Ukraina luan sot për herë të parë që nga fillimi i luftës

09:42, 01/06/2022

Kombëtarja e Ukrainës do të zbresë në fushën e blertë sonte për herë të parë që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Ukrainasit do të përballen me Skocinë në “Hampden Park” të Glasgowt në gjysmëfinale të “play-offit” në kërkim të kualifikimit në Botëror.

Fituesi i këtij dueli do të luaje të dielën me Uellsin në Cardiff dhe fituesi pret një biletë për në “Katar 2022”.

Ukrainasit e kanë mendjen te lufta, por duan ta bëjnë një arritje të madhe për nder të viktimave dhe atyre që po e mbrojnë çdo pëllëmbë të tokës së tyre nga agresori rus.

Image

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej në muajin mars, por pasi presidenti rus Vladimir Putin i futi trupat në Ukrainë, ndeshja u shty për në qershor, ndërsa Rusia u përjashtua nga garat.

Cilado nga këto kombëtare, Uellsi, Skocia apo Ukraina që kualifikohet në Botëror, do të përfundojë në grup me Anglinë, me Iranin dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco