‘Një vit fantastik dhe me shumë aventura’, Diego Longo i thotë lamtumirë Kukësit

‘Një vit fantastik dhe me shumë aventura’, Diego Longo i thotë lamtumirë Kukësit

16:28, 28/05/2022

Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre dhe pa publikimit tw lajmit nga ana e klubit, ka ardhur edhe reagimi i italianit.

Në një postim në rrjetet sociale, Longo falënderon skuadrën dhe stafin për sezonin e kaluar bashkë dhe u uron suksese në vazhdim.

“Dua të njoftoj se kam rënë dakord me FK Kukësi për të ndërprerë përvojën tonë së bashku. Dua të falënderoj lojtarët dhe stafin për vitin fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku dhe t’u uroj gjithë të mirat në Shqipëri dhe në Conference League”-shkruan Longo.

Diego Longo mori drejtimin e skuadrës së Kukësit në fillim të sezonit 2021-2022 dhe e mbylli këtë kampionat në vend të katërt me 55 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco