Parashikim, analizë dhe statistika: Liverpool – Real Madrid

Parashikim, analizë dhe statistika: Liverpool – Real Madrid

15:33, 28/05/2022

Liverpool dhe Real Madrid përballen mbrëmjen e sotme në Paris për finalen e Champions League.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stade de France”.

Për këtë ndeshje, Jurgen Klopp do t’i duhet të bëjë pa Divock Origin e dëmtuar, ndërsa në dyshime janë Thiago Alcantara, Fabinho dhe Joe Gomez.

Në anën tjetër, Carlo Ancelotti ka dyshime vetëm te David Alaba dhe Gareth Bale, edhe pse dyshja janë parë duke stërvitur.

 

Analizë

Liverpool

 

Fabinho u stërvit me skuadrën dhe JKlopp konfirmon në anën tjetër se Thiago i ka një shans të madh për të luajtur në finale.

Mo Salah dhe Virgil van Dijk u kthyen nga lëndimi në ndeshjen e fundit të Liverpoolit për këtë sezon në kampionat dhe do të startojnë nga minuta e parë në këtë supersfidë.

Ibrahima Konate pritet të startojë para Joel Matip, ndërsa Joe Gomez do ta nisë nga stoli.

Roberto Firmino dhe Diogo Jota me shumë gjasa do të kënaqen me një vend në stol.

 

 

Real Madrid

 

David Alaba ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit për shkak të lëndimit, me Nachon në gatishmëri për të startuar nëse kërkohet.

Eduardo Camavinga ka impresionuar nga stoli në fazën me eliminim direkt të kompeticionit, por Toni Kroos pritet të marrë vendin e titullarit.

Rodrygo është një nga arsyet kryesore që ata kanë arritur në finale, kështu që ai do të luftojë me Federico Valverde për një vend në krahun e djathtë.

 

Statistika

Liverpool ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

 

Janë shënuar mbi 2.5 gola në 9 nga 11 ndeshjet e fundit të Real Madridit (Liga e Kampionëve).

 

Liverpool ka shënuar të paktën dy gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

 

Real Madrid ka shënuar të paktën dy gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

 

Real Madridi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

 

Parashikim

Liverpooli me shumë gjasa do të fitojë këtë duel me një gol diferencë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco