I përfundonte kontrata, Kukësi merr vendimin për trajnerin Diego Longo

I përfundonte kontrata, Kukësi merr vendimin për trajnerin Diego Longo

15:00, 28/05/2022

Kukësi dhe Diego Longo i kanë dhënë fund bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Lajmi është publikuar nga vetë klubi verilindorë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e falënderon trajnerin italian për kontributin e dhënë si dhe i uron suksese në karrierën e mëtejshme.

NJOFTIM I KLUBIT!

"FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!

Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo,  asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre."

Tekniku italian ishte në përfundim të kontratës dhe palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Kukësi e përfundoi kampionatin në vendin e katërt duke grumbulluar 55 pikë, ku në 36 ndeshje kanë koleksionuar 15 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco