Misteri i biletave në finalen e Conference League, ja pse munguan 1500 tifozë në ‘Air Albania’

Misteri i biletave në finalen e Conference League, ja pse munguan 1500 tifozë në ‘Air Albania’

21:52, 27/05/2022

Finalja e Conference League ishte një ngjarje, e cila do të mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave. Shpenzimet e tifozëve ishin mjaft të larta pasi çmimet e biletave  kaluan çdo pritshmëri.

Edhe pse kërkesa ishte mjaft e lartë dhe tifozët filluan të kërkonin bileta në tregun zi, në ditën e ndeshjes në stadium munguan rreth 1500 vetë.

Po çfarë ndodhi në të vërtetë?

Rreth 300 huliganë të të dyja skuadrave me precedentë të mëparshëm dhe të identifikuar nga policia nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe holandeze u rikthyen në vendet e tyre.

Policia shqiptare mes rreshtave deklaroi se ishin afro 100, por mësohet se kanë qenë afro 300 huliganë të rikthyer menjëherë në vendet e tyre dhe nuk janë lejuar që të qëndrojnë në Tiranë. Llogaritë sipas autoriteteve të futbollit ishin që mes atyre 300 huliganëve, rreth 250 zotëronin një biletë. Me të drejtë, pas kësaj lind pyetja: po afro 1200 bileta të tjera ku shkuan? Këtu më pas përfshihen të gjithë faktorët nga pak…

Ka pasur plot italianë, holandezë dhe shqiptarë që i patën blerë biletat kur UEFA njoftoi shitjen e tyre “online”. Dikush i kishte blerë për të ardhur vetë në Tiranë dhe nuk mundi për arsye nga më të ndryshmet. Dikush tjetër i kishte blerë enkas për t’i shitur në treg të zi me çmim disa herë më të lartë, por nuk i dolën llogaritë.

Pse? Sepse askush nuk kishte besim te dërgesa me e-mail dhe blerësin duhej ta takoje personalisht. Kishte nga ata që ia dolën ta bënin edhe këtë gjë, por shumë të tjerë jo, sepse ose ishin jashtë Shqipërisë, ose patën frikën edhe se mos binin në rrjetën e policëve që ishin të infiltruar dhe më pas do të përballeshin me drejtësinë. Këto pra janë arsyet se përse në atë “çmenduri” kërkesash për një biletë, papritur u pa një stadium me afro 1500 tifozë më pak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco