Cavani largohet zyrtarisht nga Manchester United, sulmuesi tregon çfarë i mbeti peng nga aventura në Angli

Cavani largohet zyrtarisht nga Manchester United, sulmuesi tregon çfarë i mbeti peng nga aventura në Angli

20:51, 27/05/2022

Edison Cavani ka zyrtarizuar largimin e tij nga Manchester United pas dy sezonesh. Sulmuesi uruguaian ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të United ku ka dhënë edhe lamtumirën e tij.

“Kam sinqerisht vetëm fjalë të mira për tifozët e Manchester United. Kanë treguar respekt të madh për mua që në momentin që kam arritur këtu. Mendoj se e kanë kuptuar të gjithë impenjimin tim që kam kërkuar të vë në shërbim të ekipit.

Kam kërkuar gjithmonë të bëj më të mirën për këtë skuadër. I jam shumë mirënjohës dhe do ta mbaj gjithmonë me vete këtë ndjenjë të mirë që më kanë dhënë.

Një nga gjërat që më ka mbetur peng është se nuk i kishim të pranishëm tifozët sezonin e kaluar ku ne bëmë mirë. Në këtë sezon me tifozët e pranishëm, nuk kemi mundur të tregojmë atë që kemi dashur.

Doja të shënoja golat që shënova sezonin e kaluar dhe t’i festoja me ta. Por dua të falënderoj sinqerisht tifozët nga thellësia e zemrës sime, sepse ata gjithmonë kanë treguar shumë dashuri dhe kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco