Ancelotti: Një telefonatë nga Perez ndryshoi gjithçka, finalja është një sukses i madh

Ancelotti: Një telefonatë nga Perez ndryshoi gjithçka, finalja është një sukses i madh

20:16, 27/05/2022

Reali i Madridit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampioneve.

Përpara sfidës, në konferencën për shtyp trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, është ndalur të komentojë rëndësinë e sfidës dhe pritshmëritë në këtë finale ku përballë do të gjejë teknikun gjerman Jurgen Klopp.

Gjendja e lojtarëve?- Edhe në 2014-tën kemi pasur lojtar me probleme, por kemi fituar gjithsesi. Nëse një futbollist ndjen shqetësime do të thotë se nuk duhet të luajë. Nëse zbret në fushë  do të thotë se e meriton të jetë aty, është një finale të gjithë do të japin gjithçka kanë.

Ankesat e Klopp lidhur me fushën?- Nuk e dija që e kishin ndryshuar, nuk e kemi provuar ende. Nuk e di nëse ai ka të drejtë.

Çfarë ka ndryshuar që kur u larguat nga Evertoni?- Është një kontrast i madh. Një telefonatë nga Perezi ndryshoi gjithçka. Finalja është një sukses i madh për ne të arrish këtu është shumë e rëndësishme sepse tregon që sezoni ka qenë shumë i mirë. Jemi shumë pranë maksimumit. Skuadra është e qetë, e dinë sesi trajtohen të tilla ndeshje, lojtarët e vjetër do të ndihmojnë ata të rinj.

Finalja e pestë e Championist?- Nuk mund të kontrollohen finalet, është e pesta dhe kam një kujtesë të mirë të të gjitha atyre që kam luajtur. Është e çuditshme kur e mendon por në finalen që kam luajtur më mirë aty edhe kam humbur, ajo e 2005-ës. Nuk do t’i them lojtarëve të mos luajnë mirë, por duhet të jemi gati dhe të përgatitur. Do të shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk jam i  bindur që kaq mjafton për të fituar. Në futboll ka diçka që nuk mund të kontrollohet, duhet të shijojmë çdo moment deri në fërshëllimën finale të arbitrit, pas ndeshjes është një histori tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco