Klopp: Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit, kemi arritur në finale në kohën e duhur

Klopp: Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit, kemi arritur në finale në kohën e duhur

17:55, 27/05/2022

Liverpooli do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni dhe më të rëndësishmen përballë Realit të Madridit në sfidën finale të Ligës së Kampionëve, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë lavdinë absolute në Europë.

Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku i skuadrës angleze, Jurgen Klopp, komentoi për këtë sfidë dhe për formën që po kalon ekipi.

“Jemi mirë. Fabinho është stërvitur mirë, ndërsa Tiago u stërvit dje me grupin. Sot do të shohim dhe do të bëjmë zgjedhjet tona.

Ne luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi të gjithë të motivuar nga disa gjëra të ndryshme. Ne kemi 25-26-27 lojtarë dhe të gjithë janë të motivuar ndryshe. Nuk e kemi harruar çfarë ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për të mos e parë sërish.

Të dyja skuadrat kanë një ecuri të mirë të ndeshjeve. Nuk e di nëse fusha do të jetë e mirë ose jo. Ndoshta është perfekte, edhe pse nuk duket ashtu. Shpresoj që askush të mos flasë për fushën. Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi gati, por historia do na e tregojë. Jam krenar për çfarë kemi bërë, ka qenë speciale. 120 minuta me Çelsin dhe më pas penalltitë… Do të isha më mirë në rast fitoreje, shumë më mirë.

Kush është favorit? – Nuk e di. Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara… mendoj se është Reali. Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh. Siguria e lojtarëve të Realit do të jetë shumë e lartë dhe kjo është diçka e rëndësishme në futboll.

Kur je në një skenë të madhe, do të duhet të bësh një performancë të madhe. Ne e bëmë në Kiev. Ne mësuam se si të fitonim. Askush nuk mund të ndihmojë, të duhet kohë. Kam humbur shumë finale në jetën time. Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit. Ne jemi pjesë e një klubi masiv. Ne kemi arritur këtu në kohën e duhur”, tha Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco