Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Kryetari i PD Sali Berisha, bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës

Leao: Interesimi i Realit më jep kënaqësi, por Milani është shtëpia ime

Leao: Interesimi i Realit më jep kënaqësi, por Milani është shtëpia ime

17:38, 27/05/2022

 

Interesimi nga Real Madrid është një kënaqësi, por Milani është shtëpia e tij. Kështu është shprehur ylli kuqezi, Rafal Leao, që aktualisht ndodhet në grumbullimin me kombëtaren e Portugalisë. Sulmuesi portugez foli nga grumbullimi ku sqaroi edhe fjalët për të ardhmen e tij.

“Jam te Milani dhe kam edhe dy vite të tjera kontratë. Jam i lumtur që Maldini dhe shoqëria më konsiderojnë të paprekshëm, këtu ndihem si në shtëpi, por për momentin fokusi im është te kombëtarja. Zërat për Real Madridin më bëjnë të lumtur, por unë i kam këmbët të ngulura mirë në tokë”.

Më pas Leao shtoi: “Është një krenari të punosh me lojtarë që kanë shumë eksperiencë, të ndihmojë të ritesh. Nëse marrim parasysh rritjen time, jam larguar nga Sporting kur isha shumë i ri dhe shkova te Lille. Njerëzit ndoshta nuk e dinë, por Ligue 1 është një kampionat shumë i fortë dhe aty jam rritur.

Dy vite nuk kanë kaluar ashtu siç kam dashur, por tani jam më i maturuar dhe besimplotë, sezoni shkoi si doja unë. Shpresoj që të bëj gjëra të mëdha në të ardhmen. Dua që të jem një pikë kyçe në klubin tim dhe në kombëtare. Pika më e lartë për mua do të ishte të fitoja një Kupë Bote”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco