Habit ylli i Real Madrit: Do sakrifikoja dhe gruan time për trofeun

Habit ylli i Real Madrit: Do sakrifikoja dhe gruan time për trofeun

13:58, 27/05/2022

Koha e finales së Ligës së Kampioneve po afron.

Liverpool dhe Real Madrit pretendojnë për trofeun në Paris, të shtunën mbrëma (28/05, ora 22:00).

Një nga lojtarët që Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion për betejën e madhe me “Reds” është Federico Valverde , i cili në një intervistë që ka dhënë ka folur për dëshirën e tij të madhe për të fituar trofeun me peshë.

 I pyetur se çfarë është gati të sakrifikojë për të fituar Champions League, mesfushori 23-vjeçar, është përgjigjur me humor: Mbretëreshën.

'' Liga e Kampionëve është një trofe unik për çdo lojtar në botë. Jam i vendosur të sakrifikoj shumë gjëra përveç djalit tim,  ndoshta do sakrifikoja gruan time” është shprehur Valverde.

Po kush është bashkëshortja e Valverdes?

Mina Bonino në rininë e saj ajo ishte një nga redaktoret sportive dhe prezantueset më të njohura televizive në vendin e saj, Argjentinë.

E lindur më 13 tetor 1993 , Mina Bonino e 'preu me thikë' punën e saj si gazetare, kur filloi një marrëdhënie me Federico Valverde , i cili është një lojtar kyç në Real Madrid.

Image

Image

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco