VIDEO-SYRI TV/ Tirana ngre zyrtarisht trofeun, flasin protagonsitët në festën bardheblu

VIDEO-SYRI TV/ Tirana ngre zyrtarisht trofeun, flasin protagonsitët në festën bardheblu

13:53, 27/05/2022

Me titullin e fituar tre javë më parë, Tirana ngriti lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive nën një atmosferë të mrekullueshme në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” në praninë tifozëve të saj të shumtë. Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 2-3 nga Kukësi në shtëpi, megjithatë askujt nuk i bëhej vonë për rezultatin, në një ndeshje ku të gjithë kishin ardhur për t’iu bashkuar festës së titullit kampion.

Madje nga hapja e dyerve përfituan për të ndjekur një tjetër sfidë edhe disa tifozë holandezë, që kishin mbetur në kryeqytet. Shkallët e impiantit ishin të mbushura, teksa fansat bardheblu kishin shpalosur edhe një banderolë gjigante, ku shkruajnë “26 herë kampionë”. Teksa në momentin e zbritjes në fushë, futbollistët e Tiranës u pritën nga një tunel i atyre të Kukësit, të cilët nderuan kampionët e rinj të vendit me “tunelin e zakonshëm” të fituesit. Kjo ishte java e 36, e cila uli edhe siparin e Superiores për sezonin 2021-2022, pro ende është e paqartë se cilat skuadrat do të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Kukësi pas fitores u rendit i katërti, por është ende pezull, pasi nuk e di, pasi pret të mësojë fatin pas finales së Kupës, nga ku varet verdikti nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League. Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, në një sfidë ku më shumë se rezultati kishte rëndësi goli i Guindos, i cili edhe pse në kuotë të barabartë golash me Seferin, nga 19, u shpall golashënuesi më i mirë në bazë të kritereve të vendosura nga FSHF, në lidhje me raportin gola të shënuar për më pak ndeshje të luajtura.

Seferi ka luajtur 35 ndeshje, ndërsa Gundo vetëm 34. Ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende nëj shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj. Në ndeshjet e tjera, ku interesi ishte më i vogël, Egnatia-Dinamo barazuan 1-1 dhe Skënderbeu-Teuta e mbyllën në barazim pa gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco