Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Zyrtare/ Fitoi gjithçka me Teutën, mbrojtësi e mbyll me durrsakët: Tre vite të mrekullueshme

Zyrtare/ Fitoi gjithçka me Teutën, mbrojtësi e mbyll me durrsakët: Tre vite të mrekullueshme

12:57, 27/05/2022

Blagoja Todorovski i ka dhënë fund aventurës me Teutën. Mbrojtësi maqedonasi iu bashkua klubit durrsak në verën e vitit 2019, por pas 3 sezonesh ka vendosur të largohet.

Aventura e Todorovski në Durrës shkoi mjaft mirë, pasi fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

36-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me klubin bregdetar dhe me anë të një postimi në Instagram ka falënderuar presidentin Edmond Hasanbelliu, teksa i uron fat Teutës në vazhdim.

“Shumë faleminderit klubit, presidentit dhe të gjithëve që ishin pjesë e këtyre tre viteve të mrekullueshme që kam luajtur këtu. Dua ta përfundoj këtë sezon me këto fjalë”.

Todorovski veshi katër herë fanellën e kombëtares gjatë karrierës së tij, ndërkohë që fitoi titullin në Maqedoninë e Veriut me Renovën, Rabotnickin dhe Shkëndijën (2x).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco