Ndeshjet e muajt qershor, Reja: Synojmë fitimin e grupit, ja pse mungon Broja

Ndeshjet e muajt qershor, Reja: Synojmë fitimin e grupit, ja pse mungon Broja

12:36, 27/05/2022

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të tre sfidave në muajin qershor, dy në Ligën e Kombeve ndaj Islandës në transfertë, me Izraelin në shtëpi dhe me Estoninë në miqësore, ku ka treguar se dëshiron që Shqipëria të fitojë grupin e këtij kompeticioni:

Liga e Kombeve – “Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë. Në ndeshjet e muajit mars ne ishim në gjendje shumë mirë. Synimi ynë që është të fitojmë grupin.”

Gjendja e lojtarëve – “Ka lojtarë që kanë probleme fizike. Sot do të vijë ekipi dhe do të bëjmë vlerësime. Ata që do të luajnë do të jenë në 100% të formës së tyre.”

Rëndësia e ndeshjeve – “Lojtarët e dinë shumë mirë rëndësinë e këtyre sfidave. Kam besim te skuadra dhe paraqitja e lojtarëve. Duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik. Mund të kemi ndonjë mungesë për shkak të sezonit të gjatë. Kemi parë se çfarë ka ndodhur në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordi bëri diçka më mirë, por Roma e fitoi trofeun. Kam besim që do të bëjmë ndeshje të mira.

Unë e kam thënë gjithmonë që skuadrat duhet të kenë ekulibër. Nëse ke sulmues që bëjnë gol, aq më mirë, duhet të kesh lojtarë në fazë ofensive që shënojnë. Ne kemi lojtarë me vlerë se kanë shënuar të gjithë, por edhe mbrapa duhet punuar mirë. Edhe në fazën e mbrojtjes duhet ekuilibër, nuk fitohen vetëm ndeshjet, por sulmuesit sigurisht bëhen vendimtarë. Ata para nëse arrijnë të kalojnë kundërshtarin, është gjithmonë një avantazh, uroj që në këto ndeshje të vazhdojë situata sa i përket golave se ata që janë para, janë mirë dhe po shënojnë.

Të gjithë që ishin të ftuar, kam folur pak a shumë me të gjithë. Broja është me COVID-19 dhe është në shtëpi dhe presim të bëjë testet e tjera dhe pastaj ta shohim, uroj ta rikuperoj për ndeshjen e datës 19 me Izraelin, është e vështirë shumë për këtë, uroj ta kem për Izralein, fola me Manajn dhe ka probleme me shpatullën. Të gjithë ata që kanë munguar kanë probleme, Laçi është dëmtuar, e njëjta gjë me Baren, nuk mund të marrin pjesë, ndaj ata që kam në dispozicion janë këta dhe këta duhet të na sjellin rezultatin final. Kam besim shumë te kjo skuadër se jemi rritur, tani duhet të bëjmë hapin, kemi mbërritur te pika ku nuk të tallesh më, nuk kemi alibi, këto dy ndeshje do të treogjnë vlerën e vërtetë aktuale të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco