FOTO/ Prag ndeshje, hiqet posteri gjigant i Mourinho-s tek 'Universiteti'

FOTO/ Prag ndeshje, hiqet posteri gjigant i Mourinho-s tek 'Universiteti'

12:37, 25/05/2022

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoord në "Air Albania". Përtej preferencave personale, qyteti i Tiranës duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave, të cilat kanë një urrejte midis tyre.

Kjo është arsyeja pse në një nga godinat dalluese te kryeqytetit, atë të Universitetit Politeknik të Tiranës, është zhdukur posteri i madh që ishte vendosur gjatë ditës së djeshme.

Në atë poster shfaqej Mourinho mbi një Vespa, një pamje e cila është bërë e famshme në Itali, e më të cilën mirëpritej tekniku portugez në Tiranë. Por sot shihet se si është hequr posteri, pasi pritet që të ketë grumbullime tifozësh edhe në sheshin ”Nënë Tereza” para hyrjes në stadium e duheshin evituar incidente të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco